THETH 2 DITE ALL-INCLUSIVE 7.000 LEKE

Departure Date

Daily

Duration

2

Views

327

Maximum Seats

52

VIZITOHEN: THETH, SHKODER. ►Dt. 19-20 TETOR (2 Dite Udhetim) – Cmimi 7000 leke ►Dt. 26-27 TETOR (2 Dite Udhetim)– Cmimi 7000 leke.

Dita e parë:

*Nisja bëhet të shtunën në orën 06:00 nga Tirana tek Kafe Flora.. Gjatë rrugës do të bëhen ndalesa për kafe dhe fotografi. Ndalesa e pare do te jete Qaf Thore 1700 m, lartes, nje nder pikat me te larta gjate udhetimit per ne Theth. Peisazhi i kurores se alpeve shqiptare qe ofrohet ne kete lartesi do te jete nje kartoline e unike per kujtimet tuaj. *Pas ndaleses ne Qaf Thore, vazhdimi i udhetimit per ne Theth. Pas akomodimit në bujtinen “Perla e Alpeve” ne dhomat perkatese sipas kerkeses tuaj, i zoti i shtëpisë na ka shtruar drekën me gatime kartakteristike të zonës. Nga veranda e bujtines do te shijoni nje peisazh spektakolar te kurores se maleve qe mbeshtjell luginen e Thethit. Ky peisazh do ju shoqeroje gjate 2 diteve qendrim ne bujtine. *Pas drekës nisemi për tek “Ujëvara e Grunasit”, e cila është mjaft e veçantë në llojin e saj. Një ndër ujëvarat më të mëdha në Alpet Shqiptare, Ujevara e Grunasit eshte shpallur monument natyre qe nga viti 2006. Me pas Eksplorimi i Thethit vazhdon me një vizitë tek Kulla e ngujimit ku do të udhëtojme nëpër histori dhe kanunin e Lek Dukagjinit. Eksplorimi i kesaj dite mbyllen me vizite tek Kisha e Thethit, ne qender te fshatit *Kthimi me pas ne bujtine ku per darkë ju presim jashte, ne varanden e shtepise, si gjithmone me gatime tradicionale.

Dita e dytë:

*Të dielën pasi shijojmë një mëngjes fshat do të nisemi per tek “Syri i kalter”, ku gjatë shëtitjes do të bëjmë ndalesa në vënde të ndryshme. “Kanioni i Gurrashit” me fytyren e malesorit te gdhendur në të nga natyra dhe jo nga dora e njeriut, dhe “Vaskat natyrore” do të jene mrekullite e natyres qe do të shoqërojnë udhëtimin tonë. Një ujë i kristaltë në mes të gjelbërimit gjatë shëtitjes për tek “Syri i Kalter” dhe zhurma e lumit që na shoqëron gjithmonë, do e bëje akoma me të bukur peisazhin. *Pas vizites ne liqenin e vogel (Syri i Kaltër), ndalojme ne fshatin nderlyse, ne zonen e quajtur vaskat. Kohe e lire ku mund te beni edhe plazh ne ujin e kristalte te lumit. Mundesi per te konsumuar dreken (fakultative) ne restorante e zones. (Udhetimit per te vajtur ne Nderlyse nga ku do te nisim ecjen per tek Syri i Kalter, mund te kryhet vetem me automjetet e zones e cila ka nje pagese 500 lek personi) *Pas konsumimit te drekes (e lire), vaktit te fundit me gatimin tradicional verior nisemi per Tirane. Gjate rruges ndalese per kafe ne qytetin e Shkodren. *Mberrijmë në darkë rreth ores 21:00.

Ne cmim përfshihen:

1. Transporti sipas programit Tirane – Theth – Tirane 2. Akomodimi 1 nate ne bujtine “Perla e Alpeve” ne Theth (cdo dhome me banjo personale) 3. Dreka e dites se pare me gatime tradicionale 4. Darka e dites se pare me gatime tradicionale 5. Mengjes fshati diten e dyte 6. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit

Book Tour

Tour Name Price Per Adult Price Per Child Available Seats Departure Date Duration
THETH 2 DITE ALL-INCLUSIVE 7.000 LEKE ALL 7,000 ALL 3,500 52 Anytime 2

Booking Information

Name Price ( Adults/Children ) Persons ( Adults/Children ) Quantity Total

SUMMARY

Subtotal ALL 0
Total ALL 0

Customer Information

*
First Name is required.
*
Last Name is required.
*
Number Phone is required.
*
Address is required.
Thank You. Your booking have received and booking number is