Selanik - Meteora - Ujevara Edesa 3 Dite 99 euro

Departure Date

Daily

Duration

3

Views

272

Maximum Seats

45

Date : 06 & 14 Mars

DITA 1 : METEORA

*Nisja nga Tirana ne oren 05:00 ne drejtim te Kapshtices. *Ndalesa gjate rruges per kafe dhe pushim. *Pas kalimit te pikes kufitare te Kapshtices, vazhdimi udhetimit drejt Meteoras. Mberritja dhe akomodimi ne hotel 3 yje ne qender te Kallabakes. METEORA e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve, ku vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin malet shkembore pare nga afer. Vizitë panoramike e 6 prej manastireve më të famshëm të Meteorës, ku kryesori do te jete vizite e Manastirit Metemorfoza dhe muzeve te tij, i cili eshte manastiri me i madh i zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO. Vizitimi i qytetit te Meteores do te jete nje eksperience qe do mbese gjate ne kujtesen tuaj. *Pasdite kohe e lire per te shetitur qytetin e bukur te Kallabakes, pasi hotel i pozicionuar ne qender ju mendeson te shetisni lirisht dhe te vizitoni bulevardin kryesore te tij

DITA 2 : SELANIK

*Mengjesi ne hotel Pas mengjesit udhetojme drejt qytetit te Selanikut, qyteti i dyte i Greqise per nga madhesia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike. Vizita jone fillon me: Kullen e Bardhe ne sheshin qendror te qytetit e ndertuar ne shekullin e XV, e cila eshte simboli i Selanikut. Fillimisht e ndertuar nga osmanet per fortifikimn e qytetit, duke u bere nje burg famekeq dhe skena e ekzekutimeve masive gjate periudhes se sundimit osman. Eshte rimodeluar ne thelb, pasi Greqia fitoi kontrollin e qytetit ne 1912 e adoptuar si simbol i qytetit. Me pas vazhdojme me vizitat ne Kishen e St. Sofia dhe Kishen Bizantine te St. Demetrios si dhe ne varrin e tij, e prej ketej ne Ancient Agora (pazari qendror i qytetit). Kohe e lire per shopping Programi yne do te perfundoje ne Sheshin e Aristotelit duke shijuar bukurite e bregdetit. *Pas vizites se Selanikut vazhdimi i udhetimit per ne Katerini *Akomodimi ne hotel ne Katerini buze detit *Pasdite e lire per te vizituar qytetin Peralia (qendra e Katerinit)

DITA 3 : UJEVARA EDESA

*Mengjesit ne hotel udhetojme drejt qytezes Edesa, ku do te vizitojme Ujevaren Edesa, nje nder ujevarat me te medha dhe spektakolare te Greqise. Kohe e lire per te vizituar Ujevaren dhe shijuar peisazhin *Vazhdimi i udhetimit me pas drejt Shqiperise Ndalese ne qytetin e Korces per dreke dhe kafe. Pas dreke nisja drejt Tiranes. Mberritja ne darke vone

Ne cmim per person përfshihen:

1) Transporti sipas programit vajtie – ardhje me autobuz komod 2) Akomodimi ne hotel ne Meteora (1 nate) dhe Katerini (1 nate) 3) Mengjesi dhe darka e perfshire per ditet e qendrimit. 4) Guida ne gjuhen shqipe gjate vendeve qe do te vizitojme.

Cmimet e femijeve:

Foshnje 0 – 1.99 vjec – Paguan 25 euro Femije 2 – 11.99 vjec – Paguan 64 euro (eksta per darken 15 euro)

Akomodimi dhe fjetja do të bëhet:

A) Nje nate ne hotel 3 yje ne qender te Kallabakes (Meteora) B) Nje nate ne hotel 4 yje ne Katerini (buze detit)

VIZITOJME:

🔸METEORA DHE MANASTIRET E SAJ 🔹SELANIK 🔹KATERINI 🔹UJEVARA EDESA 🔹KORCE

Book Tour

Tour Name Price Per Adult Price Per Child Available Seats Departure Date Duration
Selanik - Meteora - Ujevara Edesa 3 Dite 99 euro ALL 99 ALL 0 45 Anytime 3

Booking Information

Name Price ( Adults/Children ) Persons ( Adults/Children ) Quantity Total

SUMMARY

Subtotal ALL 0
Total ALL 0

Customer Information

*
First Name is required.
*
Last Name is required.
*
Number Phone is required.
*
Address is required.
Thank You. Your booking have received and booking number is