Program ne Grup Sharm El Sheikh & Cairo 645 Euro

Departure Date

Daily

Duration

5 Dite

Views

152

Maximum Seats

30

Date 17 Shtator , 4 NETE / 5 DITE.

Dita e parë :

Nisja nga Tirana në orën 05:30 të mëngjesit me linjën ajrore Spot Air dhe fluturimi do të jetë direkt në Sharm el Sheikh, sikurse ka qenë gjithë sezonin. Mbërritja në Sharm rreth orës 09:20, pritja dhe asistenca në aeroport nga guidat tona. Transferta dhe akomodimi në hotel me 5 në konceptin all inclusive (Sunrise Diamond Hotel 5 ose i ngjashëm, në varesi të disponueshmërisë)

Dita e dytë:

Ditë e lirë në dispozicion ! Mund ta shfrytezoni për të bërë plazh në mrekullinë që ofron Deti i Kuq ose për të bërë eskursione të ndryshme individuale si: Snorkeling në Ras Mohamed, Safari , Diving etj.

Dita e tretë:

Nisja nga hoteli në mëngjes dhe transferta me autobus komod për në Cairo. Mbërrijmë në Cairo mbasdite, kur është edhe koha perfekte për të shëtitur përgjatë lumit Nil ku dhe do të konsumojmë darkën me pamjet e mrekullueshme që ofrohen. Akomodimi në Cairo Pyramids Hotel 5* (ose dicka e ngjashme ) me mengjes.

Dita e katërt :

Ditën e sotme do ta shfrytezojmë për të vizituar atraksionet më kryesore dhe më të njohura që ofron kryeqyteti. Do të fillojmë me vizitë në Piramidat e Gizës & Sphinx ku guida jonë profesionale do t'ju shpjegojë dhe do t'ju japë të gjitha informacionet e duhura: si kur janë ndërtuar Piramidat, cila ka qënë arsyeja e vërtetë e krijimit të tyre, si janë mirëmbajtur gjatë gjithë kësaj kohe dhe shumë informacione të tjera . Më pas do të vizitojmë Muzeun Egjiptian, i njohur ndryshe edhe si Muzeu i Gizës. Muzeu i Antikiteteve Egjiptiane përmban pjesë shumë të rëndësishme të historisë së lashtë egjiptiane. Ajo strehon koleksionin më të madh botëror të antikave faraonike. Mbrëmja e lirë! Mund të dilni në qytet për të shijuar një gotë caj ose për të bërë pazar. Sugjerojmë vizitë në dyqane parfumesh dhe vajrash aromatikë. Akomodimi sërish në Cairo Pyramids Hotel 5* (ose dicka e ngjashme )

Dita e pestë:

Takimi me guidën në hollin e hotelit dhe bëhemi gati për transfertën drejt aeroportit. Fluturimi për në Tiranë në orën 09:20 me linjën ajrore Aegean Airlines ! Udhetim të mbarë

Të përfshira:

Fluturimi Tiranë-Sharm el Sheikh me charter & Cairo-Tiranë 2 netë akomodim në Sharm el Sheikh në hotel me 5* në konceptin all inclusive 2 netë akomodim në Cairo në hotel me 5* me mëngjes Transfertat sipas programit Darka në krocerë Vizitë dhe hyrja ne Piramida Guidë profesionale anglisht-folëse

Të papërfshira:

Viza dhe cdo gjë tjetër që nuk është e përmendur më sipër.

Book Tour

Tour Name Price Per Adult Price Per Child Available Seats Departure Date Duration
Program ne Grup Sharm El Sheikh & Cairo 645 Euro ALL 645 ALL 10 30 Anytime 5 Dite

Booking Information

Name Price ( Adults/Children ) Persons ( Adults/Children ) Quantity Total

SUMMARY

Subtotal ALL 0
Total ALL 0

Customer Information

*
First Name is required.
*
Last Name is required.
*
Number Phone is required.
*
Address is required.
Thank You. Your booking have received and booking number is

Susan Boyle

Tour Guide

Contact Skype

susan.boyle

Phone

910-740-6026

Email

susanboyle@gmail.com