Tour

fromALL1,580

Bali 8 Dite 1580 Euro

Departure Date

Daily

Duration

8

Views

208

Maximum Seats

35

Date : 4 , 12 , 15 Dhjetor. Vizitohen : * Taman Ayun, * Tempulli Mbreteror i Mengwi * Ishulli Nusa Lembongan * Tempulli i shenjte i Pura Uluwatu * Tempulli i Besakih

DITA 1 : MBERRITJA NE DENPASAR – TRANSFERTA PER NE HOTEL

Nisja heret ne mengjes me autobus komod per ne Aeroportin e Shkupit. Fluturimi me Qatar Airways per ne Bali. QR306 04DEC SKPDOH 1155 1835 QR962 05DEC DOHDPS 0245 1730 Mberritja diten tjeter ne Ngurah Rai International Denpasar Airport, ku pas marrjes se bagazheve, do te shkohet ne Hollin e Mberritjes. Guida jone ju pret me nje tabele. Transferta nga aeroporti ne hotel. Check in ne hotel Vakti: Nuk eshte i perfshire

DITA 2: EKSPERIENCE NE FERMEN BALINEZE & TEMPULLI TANAH LOT

Mengjesi ne hotel. Fillojme diten me nje ekskursion te mrekullueshem te turizmit ne fermen Taman Sari Buwana. Gjate ketij ekskursion gjysem ditor, do te perjetoni jeten vendase balineze duke mbeshtetur nje projekt turizmi me baze komunitetin ne fshatin Tunjunk. Sapo arrijme ne fshatin Tunjunk fillojme me viziten e shkolles fillore para se te nisemi drejt qendres se fshatit. Pergatitemi per aktivitetet ne ferme duke veshur me rroba te pershtatshme si dhe pajisemi me nje vegel vendase, te gjitha sigurohen nga fshati. Ju rekomandojme te vishni shapka ose dicka te ngjashme si dhe te keni krem dielli me vete. Do te shetisni me fermer vendas ne fushat e orizit, te cilat vendasit I quajne sawah. Perkrah fermereve do te mesoni si te mbillni ose korrni oriz (ne varesi te sezonit). Me pas do te shetisim rreth e perqark ne fushat e bukura te orizit per te vezhguar aktivitetet ditore. Do te vizitoni dhe plantacione te tjera, duke perfshire plantacione te arres se kokosit ku vendasit do t’ju tregojne aftesite e ngjitjes ne peme per te mbeldhur arre kokosi te sapobera per disa pije. Kthehemi serish ne qender ku do te vezhgojme zierjen e cassava (nje bime vendase) ne kuzhinen tradicionale, perpara se te konsumojme nje dreke te shijshme ne ferme. Vazhdojme rrugetimin drejt Taman Ayun, Tempulli Mbreteror i Mengwi. I ndertuar ne 1634, ky tempull mbreselenes, me i shenjti ne Bali – eshte I rrethuar nga nje hendek I gjere me uje qe te krijon ndjesine sikur te jesh ne mes ten je liqeni. Me pas do te vizitojme Tempullin Tanah Lot, nje nga tempujt me te fotografuar te Balit. Ky tempull eshte I vendosur ne nje ishull te vogel shkembor, tek I cili nuk mund te kalohet gjate periudhes se baticave. Kthimi ne hotel. Vaktet: Mengjes, Dreke

DITA 3 : CRUISE NE NUSA LEMBONGAN – ULUWATU KECAK DANCE

Pas takimit me guiden vendase ne hollin e hotelit shkojme ne portin e Serangan per te filluar lundrimin me jaht privat drejt ishullit Nusa Lembongan. Aktivitetet qe perfshihen: Snorkeling dhe peshkim Tour Opsional: Banana Boat dhe Canoeing (me extra pagese ne vend) Dreke ne resortant vendas ne ishull. Pas perfundimit te drekes do te shkojme ne Uluwatu, nje kodrine e bukur ne jug te Balit. Pas nje udhetimi 45 minutesh, do te shikojme tempullin e shenjte te Pura Uluwatu, nje monument i vecante i vendosur ne majen perendrimore te gadishullit. Pura Uluwatu eshte nje tempull i shenjte i besimit Hindu i cili ndodhet ne nje shkemb 70 m lartesi mbi det. Ndaj dhe eshte nje nga vendet me te vizituara nga turistet pasi aty mund te fotografosh perendimin me te bukur te diellit. Kthimi ne hotel ne mbremje. Programi: 07:30 Udhetimi nga Sadara ne portin Serangan 08:00 Mberritja ne portin Serangan – regjistrimi – cruise ne Nusa Lembongan 09:30 Mberritja ne Nusa Lembongan 11:30 Lundrimi drejt nje lokali vendas per dreken 12:00 Dreka 13:00 Kthimi per ne portin Serangan 14:30 Mberritja ne portin Serangan Takimi me guiden ne portin Serangan dhe udhetimi drejt tempullit Uluwatu 16:00 Mberritja dhe vizite ne tempullin Uluwatu 18:00 Kercimi Kecak 19:30 Kthimi ne hotel Vaktet: Mengjes, Dreke

DITA 4 : BESAKIH TEMPLE

08:00, Nisja ne mengjes drejt Tempullit Besakih i ndodhur ne shpatet e malit Agung, vullkani me i larte ne Bali. Besakih eshte tempulli me i madh, me i rendesishem dhe me i shenjte I fese Hindu ne Bali. Tempulli Besakih eshte i njohur me teper si tempulli Meme pasi eshte nje kompleks prej 86 tempuj duke e bere keshtu me te madhin ne Bali. Pastaj vazhdojme me fshatin Penglipuran, nje fshat tradicional i njohur per arkitekturen unike dhe tradicionale. Dreke ne restorant vendas. Transferte per ne Ubud. Kthimi ne hotel Vaktet: Mengjes, Dreke

DITA 5 : WHITE WATER RAFTING

Me gryka te shumta e te bukura, lugina e lumenj te theksuar, rafting eshte nje nder aktivitetet me aventureske ne Bali. Fillojme diten me nje transferte ne Ubud, me te mberritur ne piken e fillimit dhe para se te fillojme ecjen pergjate lugines, do te marrim nje informacion te permledhur nga guida lokale, i cili do te na pajise me veshjen dhe mbrotjen e duhur si helmete, jelek shpetimi si dhe mjetet vozitese. Futemi ne raft bashke me guiden; shijojme pamjet e lumit si dhe pikat e ujit nga shpejtesia e lundrimit. E paharrueshme, perplasje dhe argetim per 14 km pergjate ujevarave spektakolare. Dreka do te konsumohet ne piken finale te rafting. Ofrohet nje cante per te mbrojtur gjerat me vlere si dhe rrobat; sipas deshires mund te blini foto ose video te bera gjate experiences se rafting. Kthehemi ne hotel dhe mbasidtja eshte e lire, ne dispozicion per te pushuar ose per te shetitur ne qytet. Vaktet: Mengjes, Dreke

DITA 6: KTHIMI - TRANSFERTA PER NE AEROPORT

Mengjes i lire. Dreka ne hotel. Pasdite fillojme viziten per ne Tempullin Tirta Empul, I famshem per ujin e bekuar ku adhuruesit balinez jane mbytur per me shume se njemije vite. Aty do te gjejme nje pishine e formuar nga burime me ujera natyrale sipas stilit te vjeter balinez. Me pas, vizite ne Tempullin GunungKawi I ndodhur ne fshatin Tampak Siring I vendosur ne lumin Pakerisan, nje vend arkeologjik qe daton qe ne shekuillin e XI. Zbresim mbi 300 shkalle per te arritur tek tempulli duke kaluar nepermjet xhungles dhe tarracave me oriz. Pas perfundimit te vizites, drejtohemi per ne aeroportin e Denpasarit. Vaktet: Mengjesi, Dreka Kthimi me Qatar Airways dhe mberritje diten e neserme ne Aeroportin e Shkupit. QR961 11DEC DPSDOH 0030 0530 QR305 11DEC DOHSKP 0730 1055 Transferta me autobus komod per ne Tirane. Fundi i sherbimit tone.

Te Perfshira:

Transfertat: * Tirana- Shkup-Tirana * Udhetimi me Qatar Airways * Akomodimi 3 nete ne NUSA DUA ne Hotel 4* Akomodimi 2 nete ne UBUT ne Hotel 3* * Mengjeset dhe drekat gjate gjithe programit * Vizitat sikurse ne program

Informacion per vizen:

Hyrja pa vize per shtetasit shqiptare qe do te qendrojne ne Indonezi per nje periudhe 30 ditore. Pashaporta duhet te jete e vlefshme 6 muaj pas nisjes nga Indonezia.

Cmimet per person (EUR):

Single: 1870 Double: 1580 Triple: 1540 Infant (0-1.99): 150 Child (2-11.99): 1390

Book Tour

Tour Name Price Per Adult Price Per Child Available Seats Departure Date Duration
Bali 8 Dite 1580 Euro ALL 1,580 ALL 0 35 Anytime 8

Booking Information

Name Price ( Adults/Children ) Persons ( Adults/Children ) Quantity Total

SUMMARY

Subtotal ALL 0
Total ALL 0

Customer Information

*
First Name is required.
*
Last Name is required.
*
Number Phone is required.
*
Address is required.
Thank You. Your booking have received and booking number is

Susan Boyle

Tour Guide

Contact Skype

susan.boyle

Phone

910-740-6026

Email

susanboyle@gmail.com